Aerotropolisi i Kosovës-një projekt ide për Qeverinë e Kosovës

Aerotropolisi, një qytet i ri në trekëndëshin Lypjan, Fushë Kosovë, Drenas i cili planimetrinë, infrastrukturën dhe ekonominë do të i ketë të përqendruar rreth Aeroportit ndërkombëtar në afërsi të kryeqytetit në pjesën qendrore të Kosovës.
“Aeroportet do të formësojnë lokacionet e biznesit dhe zhvillimin urban në shekullin 21 ashtu si autostradat që bënë në shekullin e 20, hekurudhat në të 19-tin dhe limanet detare në të 18-tin”, thot Prof. Kasadra ideator, nga SHBA.
Kjo formë e re urbane është e mundur të bëhet realitet edhe te ne duke transformuar dhe orientuar biznesin, ngritë infrastrukturën dhe duke shfrytëzuar kombinimin e transportin tokësor dhe hekurudhor me ate ajror që po përjeton një rritje të vazhdueshme. Aeroporti i Prishtinës, Kodra e “Goleshit” me kompleksin nënëtoksor, Qendra rekreative sportive “Standard”, Parku industrial i Drenasit, Minierat e Goleshit në Magurë, fshatrat e banuara per rreth mundë të transformohen në një Aerotropolis ose Qytet rajonal të biznesit, rekreacionit dhe banimit duke ofruar punësim, tregëti, prodhim, turizëm, argëtim dhe vendëtakime për bizneset.
Planifikimi dhe dizajnimi i Aerotropolist kosovar duhet të përmbaj një arkitekturë tërheqëse duke integruar hapsirën e lirë të Kodrës së “Goleshit” që do të përdoret për banim, rekreacion dhe zhvillim të kombinuar me industri të lehtë ose shërbime të avansuara.Krijimi i Aerotropolisit i ofron regjionit një mundësi të atraktimit të kompanive që mbështeten në prodhim të produkteve që duhet të liferohet sakt në kohë, tregëti elektronike, telekomunikime, udhëtime intensive të ekspertve me aeroplan duke iu ofruar kompanive çasje që iu konvenon për transport të udhëtarve dhe mallrave në destinacione ndërkombëtare përmes aeroportit.
Përfitimet e pritura për shoqërinë kosovare me zhvillimin e Aerotropolisit përmbahen në prezencën në biznesin ndërkombëtarë; rritje të bazës së tatimpaguesve; rritje të numrit të udhëtarëve në regjion; punë ndërtimore; punë në zyre me të ardhura të larta; hulumtim; teknologji; tregëti; rritje të blerjeve të materialeve dhe mallrave vendore. Konsumi ne nivel lokal do të rriten duke u bërë Aerotropolisi vendëtakim për bizneset, udhëtarët që vizitojnë vendin me qëllim të tregëtisë dhe argëtimit duke vizituar atrakcionet e ofruara. Për të arsyetuar këtë ide duhet pasur parasysh se biznesi tani është global dhe biznes i suksesëshëm do të jetë ai i cili e kupton rëndësinë e shpejtësisë dhe agjilitetit në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve për klientët e vet.Shpejtësia e ofrimit të produkteve dhe shërbimeve sot ka raste kur dominon kualitetin dhe çmimin dhe e përcakton nivelin e konkurentshmërisë të bazuar në “mbijetimin e më të shpejtit”. Kompanitë duhet të dijnë se ndryshimet janë konstante dhe ato duhet të jenë të gatshme që të ndrrojnë dhe të kenë një prodhim fleksibil dhe produkt të bërë sipas kërkesave të klienitit. Ky agjilitet i kombinuar me shpejtësi të liferimit sot është obligativ. Tregëtia ajërore ka ndryshuar fokusin e bizneseve nga audienca dhe klientela lokale, nacionale tek ajo internacionale dhe globale. Për të qenë konkurente kompanitë duhet të vendosen në një pozitë fizike të përshtatshme ku mundë të i shfrytëzojnë përparësitë e transportit ajror për të arritur liferimin ekspeditiv te mallrave.
Këtë projekt ide, Qeveria e ardhëshme e Kosovës, lirisht mundë ta futë në Programin e vet të punës si një ide zhvillimore e cila nese adaptohet dhe financohet mundet me rezultue pas disa muajsh me nje studim fizibiliteti e mandej me një plan detal urbanistik dhe arkitektonik të Aerotrpolist kosovar. Kësisoji edhe Kosova mundë të i bashkangjitet një trendi global të bërjes së biznesit dhe zhvillimit të qyteteve me aeroporte sikurse për shembull Dubai Uorld Central me kapacitet dyfish ma të madh se aeroporti i Frankfurtit dhe me 750.000 banor të përhershëm dhe me investime prej 33 miliard dollarësh.

Comments

Popular posts from this blog

Your Website Is Not Just for People — It’s for Machines too

Welcome to the Digital Era of Optimization: A Beginner's Guide

Kosovo’s New Crypto Regulations: Aligning with MiCA