“Investimet nacionale serbe” synojnë integrimin e qytetareve të Kosovës në Sistemin ekonomik dhe politik të Serbisë!
Bizneset e serbëve kosovar do të përkrahen financiarisht nga Serbia nëse dokumentojnë se kanë te regjistruar biznesin në Agjencinë për regjistrimin e bizneseve në Serbi, nëse janë tatimpagues të rregullt dhe nëse kanë paguar kontributet sociale në buxhetin serb! Planifikohen investime në infrastrukturë vetëm në fshatra të banuara me serb. Arsimtarët dhe mjekët serb bojkotojnë pagat nga Qeveria e Kosovës. “Komercialna Banka” e Beogradit merr licencë pune nga Banka Qendrore e Kosovës. Planifikohet decentralizimi i pushtetit lokal dhe lejimi i formimit të komunave në baza etnike.
Të gjitha këto veprime të influencuara nga Serbia janë të planifikuara dhe të përgatitura nga qendra të ndryshme në Beograd, pjesërisht të implementuara dhe koordinuara nga Agjencia qeveritare serbe e ashtuquajtur Qendra koordinuese e Serbisë për Kosovë dhe Ekipi ekonomik për Kosovë dhe jug të Serbisë.
Planet perfide dhe aktivitetet e këtilla janë ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës me qëllim të shkëputjes së qytetarëve kosovar nga Sistemi ekonomik i Kosovës dhe integrimi i tyre në Sistemin ekonomik të Serbisë.
Serbia ne ketë mënyre është duke e përgatitur infrastrukturën për “pushtimin” e serishëm të disa pjesëve të Kosovës ne aspektin ekonomik dhe politik. Instrumentalizimi i pakicës serbe përmes “pagave” dhe “zhvillimit të infrastrukturës” së sistemit paralel të arsimit dhe shëndetësisë, funksionalizimi i bankës, financimi i biznesit, mbledhja e tatimeve dhe integrimi ne “sistemin serb” është synim i këtij “Plani investiv”.
Shpallja e tenderit për ketë “projekt investiv” nga ana e Qeverise së Serbisë, promovimi i këtij “Plani” para përfaqësuesve ndërkombëtar në Beograd dhe UNMIK-ut në Prishtinë është pjesë e kampanjës për hutimin e bashkësisë ndërkombëtare para momenteve të rëndësishme dhe vendimtare për definimin e statusit final të Kosovës.
Qeveria e Kosovës verbalisht e kundërshtoi investimin shtetëror të Serbisë në Kosovë, nuk ndërmori masa parandaluese, nuk ka themeluar institucion përkatës qe e furnizon me informata për zhvillimet ne Serbi për planet dhe aktivitetet e Qeverisë Serbe lidhur me Kosovën.
Nëse i referohemi parimeve të “Grupit të Kontaktit” për zgjedhjen e statusit final të Kosovës del se të gjitha këto veprime të Agjencive serbe janë ne kundërshtim me to dhe synojnë ta destabilizojnë Kosovën përmes dirigjimit nga Beogradi të pakicës serbe.
Qëllimi kryesor i Serbisë është qe të tentoj të “lahet”, duke u kamufluar me këso projekte, për demet qe iu ka shkaktuar qytetarëve të Kosovës gjatë okupimit dhe Luftës çlirimtare 1998/99. Nuk kemi harruar se demet e shkaktuara, ndërkombëtarisht të verifikuara, financiarisht peshojnë disa miliarda euro ose ne terma humane dhe materiale: 12.000 qytetar të vdekur, 120.000 shtëpi të bombarduara dhe djegura, mijëra shtëpi dhe qytetar të plaçkitur, 800.000 qytetar të depërtuar, mijëra biznese të plaçkitura dhe mandej të shkatërruara, mijëra kafshe të gjalla të vjedhura ose mbytura si dhe të lashta të dëmtuara.
Unë jam i sigurte se një “kontabilitet” i këtillë është thellë i regjistruar ne “librat” e popullit të Kosovës dhe se nuk ka instrument apo “projekt investiv” i cili do ta çregjistroj përpos dëmshpërblimit adekuat, jetës në liri për të gjithë qytetarët qe jetojnë në Kosovë dhe në paqe me popujt në regjion.

Comments