Hendeku i telefonisë mobile 5G: Pretendimet, implementimi, reklamimi kundër realitetit
Kosova mund të jetë udhëheqëse teknologjike, nëse ofron 5G të vërtetë dhe transparencë. Qytetarët dhe bizneset meritojnë më shumë sesa emërtim 5G, ata meritojnë dhe kan nevpjë për shërbim real 5G.
Qeveria e Kosovës dhe operatori publik Telekomi i Kosovës pretendojnë dhe reklamojnë se 5G teknologjia është implementuar në rrjetin e telefonisë mobile Vala. Por përdoruesit e telefonave mobil ende marrin vetëm shërbime 4G/LTE pavarësisht se kanë blerë telefona me 5G.

Historia zyrtare kundrejt realitetit
4G/LTE zakonisht ofron shpejtësi prej 30–150 Mbps me vonesë (latency) rreth 30–60 ms. Në krahasim, 5G i vërtetë mund të arrijë shpejtësi mbi 1 Gbps dhe latencë nën 10 ms, duke mundësuar përdorim të aplikacioneve si video 4K, realitet virtual dhe komunikim në kohë afër asaj reale.
Bandat frekuencore si n78 dhe n20 janë intervale të valëve radio që përdoren për të transmetuar të dhëna në rrjetet mobile. n78 ka kapacitet të lartë për të ofruar shpejtësi të madhe në qytete, ndërsa n20 ka rreze më të gjatë por shpejtësi më të ulët, dhe përdoret në zona rurale.
Në vitin 2023, ARKEP i dha Vala-s licenca për:
n78 (3.5 GHz) – 5G me shpejtësi të lartë për zonat urbane
n20 (800 MHz) – 5G me mbulim të gjërë për zonat rurale
Megjithatë, aplikacione si NetMonster tregojnë se shumica e përdoruesve ende lidhen me LTE Band 20, me përvojë të ngjashme me 4G të zakonshëm—shpejtësi deri në 100 Mbps dhe latencë rreth 40 ms—dhe jo me 5G NR të vërtetë, i cili mund të japë shumëfish më tepër performancë. Edhe në rastet kur përdoruesit arrijnë shpejtësi prej 300–500 Mbps, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ata janë në një rrjet të vërtetë 5G. Këto shpejtësi mund të arrihen përmes teknologjive si LTE Advanced me mbështetje nga MIMO dhe Carrier Aggregation. Pra, vetëm arritja e një shpejtësie të lartë nuk është dëshmi se po ofrohet shërbim i mirëfilltë 5G. Te Vala ka gjasa të jetë e instaluar 5G NSA (Non-Standalone Architecture), ku sinjali 5G përdor bërthamën ekzistuese të 4G/LTE për menaxhim të trafikut. Kjo do të thotë se përdoruesi përfiton vetëm një pjesë të vogël të përmirësimeve të 5G-së, ndërsa pjesa tjetër funksionon si në rrjetin 4G duke ofruar pak ose aspak përmirësim real në performancë.

Kostoja për konsumatorët
Telefonat mobil të rinj që mbështesin 5G janë më të shtrenjtë sesa ata që mbështesin vetëm 4G/LTE. Nëse rrjeti 5G nuk është i disponueshëm në mënyrë funksionale, konsumatorët po paguajnë më shumë për një teknologji që nuk e shfrytëzojnë plotësisht.
Qytetarët e Kosovës paguajnë €100–€200 më shumë për telefona me 5G, por përfitojnë vetëm shpejtësi dhe shërbime të 4G-së.

Ky hendek çon në:
Blerje të panevojshme në bazë të keqinformimit
Humbje besimi
Investime publike të shpërdoruara

IPKO: Rast i ngjashëm
IPKO pretendon se ka instaluar 100 stacione me 5G që nga fundi i vitit 2023 dhe synon të arrijë në 300 deri në fund të vitit 2025. Megjithatë, testet tregojnë se shumica e trafikut ende kalon përmes 4G/LTE.
Çfarë duhet të ndodhë
Qeveria dhe ARKEP duhet të:
Publikojnë harta reale të mbulimit me 5G të vërtetë
Caktojnë afate dhe raporte të zbatimit
Zbatojnë sanksione për praktika mashtruese

Comments