Posts

Showing posts from March, 2008

Dialogu social, pjesë përbërëse e Kushtetutës së re të Kosovës

Dialogu social, negocimi në mes partnerëve social, përfaqësues të punëdhënësve, punëtorëve dhe organizatave qeveritare është një nga shtyllat e modelit të demokracisë europiane. Në Union Europian ky është proces i obligueshëm në ligjëvënje dhe politikëbërje në lëminë e çështjeve sociale dhe ka një traditë mbi njëzetvjeqare. Unioni Europian në Traktatin e vitit 2004 për Kushtetutën që dështoi për tu ratifikuar nga vendet anëtare njihte dhe promovonte rolin e partnerve social, duke marr parasysh llojllojshmërinë e sistemeve nacionale dhe duke rrespektuar autonominë e tyre. Procesi i përpilimit të Kushtetutës së re të Kosovës është shansi më i mirë për të konsoliduar “acquis” tonë dhe për ta përafruar me atë të Unionit Europian. Vlerësimi i drejtë i rolit të pamohueshëm të partnerëve social në procesin e themelimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës është domosdoshmëri. Dialogu social është mënyra më e mirë e njohjes, vlerësimit, zhvillimit dhe afrimit të partnerëve për të siguruar n...

Aerotropolisi i Kosovës-një projekt ide për Qeverinë e Kosovës

Aerotropolisi, një qytet i ri në trekëndëshin Lypjan, Fushë Kosovë, Drenas i cili planimetrinë, infrastrukturën dhe ekonominë do të i ketë të përqendruar rreth Aeroportit ndërkombëtar në afërsi të kryeqytetit në pjesën qendrore të Kosovës. “Aeroportet do të formësojnë lokacionet e biznesit dhe zhvillimin urban në shekullin 21 ashtu si autostradat që bënë në shekullin e 20, hekurudhat në të 19-tin dhe limanet detare në të 18-tin”, thot Prof. Kasadra ideator, nga SHBA. Kjo formë e re urbane është e mundur të bëhet realitet edhe te ne duke transformuar dhe orientuar biznesin, ngritë infrastrukturën dhe duke shfrytëzuar kombinimin e transportin tokësor dhe hekurudhor me ate ajror që po përjeton një rritje të vazhdueshme. Aeroporti i Prishtinës, Kodra e “Goleshit” me kompleksin nënëtoksor, Qendra rekreative sportive “Standard”, Parku industrial i Drenasit, Minierat e Goleshit në Magurë, fshatrat e banuara per rreth mundë të transformohen në një Aerotropolis ose Qytet rajonal të biznesit, r...

“Perkrahja e Bizneseve me origjinë kosovare në BE dhe Zvicerr per Investimet direkte në Kosovë”

Projekt ide : “Perkrahja e Bizneseve me origjinë kosovare në BE dhe Zvicerr per Investimet direkte në Kosovë” Partnerët: -Oda Ekonomike e Kosovës -Ministria e Tregëtise dhe Industrisë -Agjencia per promovimin e investimeve dhe eksportit -Ministria e Ekonomisë dhe Financave -Zyra e Kryeministrit -Zyra për integrime evropiane Faktet: -Duke u nisur nga fakti se Kosova ka një diasporë të gjërë në BE dhe Zvicërr, e cila e ka treguar vetën në të gjitha etapat e zhvillimeve në Kosovë, -Duke marr parasysh se diaspora nuk është më vëtëm një fuqi e thjeshtë punëtore por është edhe ndërmarrëse, -Duke e vlerësuar ate si një kapital tonin të pamohueshëm njërëzor dhe intelektual në BE dhe Zvicërr -Duke marr parasysh aftësitë e tyre komunikuese, intelektuale dhe të drejtën e lëvizjes së lirë në BE dhe jashtë saj, -Duke marr parasysh se ata shumë mirë e njohin Kosovën dhe nuk ka nevoj të spjegojmë shumë për realitetin e ri kosovar, -Duke pas parasysh investimet e deritashme nga biznestet e diasporës n...