Hendeku i telefonisë mobile 5G: Pretendimet, implementimi, reklamimi kundër realitetit
Kosova mund të jetë udhëheqëse teknologjike, nëse ofron 5G të vërtetë dhe transparencë. Qytetarët dhe bizneset meritojnë më shumë sesa emërtim 5G, ata meritojnë dhe kan nevpjë për shërbim real 5G. Qeveria e Kosovës dhe operatori publik Telekomi i Kosovës pretendojnë dhe reklamojnë se 5G teknologjia është implementuar në rrjetin e telefonisë mobile Vala. Por përdoruesit e telefonave mobil ende marrin vetëm shërbime 4G/LTE pavarësisht se kanë blerë telefona me 5G. Historia zyrtare kundrejt realitetit 4G/LTE zakonisht ofron shpejtësi prej 30–150 Mbps me vonesë (latency) rreth 30–60 ms. Në krahasim, 5G i vërtetë mund të arrijë shpejtësi mbi 1 Gbps dhe latencë nën 10 ms, duke mundësuar përdorim të aplikacioneve si video 4K, realitet virtual dhe komunikim në kohë afër asaj reale. Bandat frekuencore si n78 dhe n20 janë intervale të valëve radio që përdoren për të transmetuar të dhëna në rrjetet mobile. n78 ka kapacitet të lartë për të ofruar shpejtësi të madhe në qytete, ndërsa n20 ka rreze m...