Ligji i ri i BE-së kërkon më tepër riciklim të baterive
Më 26 Shtator 2008 ishte afati i fundit për sjelljen në fuqi të Ligjeve, rregulloreve dhe masave administrative për vendet anëtare te BE si obligime që rrjedhin nga Direktiva 2006/66/EC lidhur me bateritë, akumulatorët si dhe mbeturinat e baterive dhe akumulatorëve. Estonia, Spanja, Lituania, Malta, Holanda, Austria dhe Sllovenia janë 7 nga 27 vendet anëtare të BE të cilat në kohë kanë bërë transpozimin e kërkesave dhe obligimeve që rrjedhin nga Direktiva 2006/66/EC në Ligjet e tyre nacionale. Komisioni Evropian kërkon që sa më parë të gjitha vendet anëtare të aprovojnë ligjet në të cilat është e transpozuar "Direktiva e baterive" nëse dëshirojnë që t'u shmangen dënimeve që mund t'u shqiptojnë organet e BE-së. Direktiva në fjalë ka zëvendësuar Direktivën 91/157/EEC e cila nuk arriti që në mënyrë adekuate të vë në kontroll të gjitha rreziqet që lajmërohen në zingjirin e mbledhjes, riciklimit dhe deponimit të mbeturinave të baterive të përdoruara. Nga ky konkludim del s...